top of page


Kreu 1: NË FILLESAT E ARSIMIT NË BERAT SHKOLLA “TREG”…CELJA E SHKOLLËS NË KONTEKSTIN HISTORIK


SHKOLLA 9-VJEÇARE “22 TETORI”eshte vazhduese e shkollës së Tregut  në lagjen Uzgur, Shkolla jonë u quajt në fillim shkolla e ‘TREGUT’, me këtë emër e kanë thirrur  prindërit dhe nxënësit deri në vitet  e para  të clirimit.
Pse e ka marrë këtë emër? Ndonjë  mendim i saktë nuk dihet pse i është vënë ky emër, por duke hamendësuar dy gjëra mund të pranojmë, një lloj kompromisi emrin shkolla e ‘TREGUT’ e ka marrë:                                                                                              1.Nga pozicioni ku ndodhej.Ishte e vetmja shkolle  e cila ndodhej në kuptimin e plotë të fjalës afër tregut dhe ndahej nga ai nga një mur i oborrit. Kjo sepse të gjithë shkollat e ndërtuara në Berat ishin në mes të lagjes .


2.Shumica e fëmijeve  kishin prinderit në treg,në dyqan,dhe në zyra.Një pjesë e tyre pas shkolle shkonin ndihmonin prindrit në dyqan.  Mund te themi se femijet e ketyre shkollave,mbasi mbaronte shkolla shkonin neper lagje per ne shtepi, kurse nxenesit e shkolles se ‘TREGUT’ do te kalonin ndoshta jo te gjithe,perpara dyqaneve te tregut per te shkuar ne shtepi.Nxenesve kur iu mungonte  ndonje pajisje shkolle si laps,gome,pene, shkonin me vrap ne dyqanin e kinkalerise te afert dhe aty blinin cfare iu duhej.Shkolla jone ishte ne treg edhe nga pikepamja e ‘shtrirjes ‘ se saj p.sh. ne kufi me shkollen ishte nje han ku flinin klientet nga fshati, ne anen jugore te avllise ndodhej burgu,policia, xhandarmeria, prefektura,pak me tutje ndodhej gjykata e Beratit. Keshtu shkolla ndodhej ne treg ,midis ketyre godinave zyrtare.Por nga ana tjeter ndodhej nje mikrotreg.Aty ndodheshin shume dyqane sherbimi si furtar,argjendar,han ,dyqan prodhimesh te ndryshme, ndodhej nje kovacane,nje teneqexhi,nje dyqan baker punues, pra e thene ndryshe shkolla ndodhej ne mjedis me keto insitucione dhe ,me qendrat tregtare e artizanale.
​
3.Shumica e femijeve  kishin prinderit ne treg,ne dyqan,dhe ne zyra.Shume here kur vinin ne shkolle conin te prinderit porosite nga familja dhe pas mesimit shume nga nxenesit shkonin tek prinderit (ne dyqan apo zyre)  dhe merrnin e conin ne shtepi shportat me sendet e blera per ne shtepi . Nje pjese e tyre pas shkolle shkonin ndihmonin prindrit ne dyqan . Pra e pare ne kete kendveshtrim , ata quheshin djemte e tregut dhe ndoshta kjo emertese iu vu edhe shkolles .


Godina: Sot  nuk ka asnje gjurme nga vendi ku ndodhej shkolla , aty eshte ndertuar rruga automobilistike dhe kisha e “Shen Dhimitrit”.. Fillimisht si godine per shkollen u shfrytezua shtepia e familjes se pasur Doraci nga lagja “VAKEF”.Per kete  kujtojme se shkolla deri ne prishje perbehej nga 2 godina te lidhura te dyja ne nje mur te brendshem.
Godina e vjeter shtrihej ne anen lindore te shkolles .Ajo ishte dy kateshe , ndahej ne nje porte te madhe me dy kanata , dhe pas saj ishte nje koridor me permasa 10 x 5 m . Koridori ishte I shtruar me pllaka guri te zeza .Ne anen perendimore korridori kishte nje mur qe ngrihej deri ne catine e katit te dyte.Ne anen lindore koridori mbyllej me nje mur tjeter ne te cilin dilnin dy dalje dhomash(dhoma e pare dhe e dyta)dhe 5 dritare.Pertej ketij muri ndodhej dhoma me nr1 dhe dhoma me nr 2.Te dyja sherbenin si klasa mesimi.   Dhoma nr 1 kishte 2dritare ne obor dhe 2 dritare  ne koridor,kishte permasa 4 x 4 metra  . Dhoma nr 2 shtrihej me ne jug te se pares .Ajo kishte 2 dritare ne koridor dhe 2 dritare ne avllin e prapme te shkolles .Perdorej si klase mesimi.Me nje pale shkalle prej cimentoje ngjitej ne katin e dyte .Shkallet ishin prej dy pjesesh.Pas 10 shkalleve te para ishte nje shesh pushimi .Ne mur ishte nje dritare me permasa  150 dhe 80.Me 70 shkalle te tjera ngjitej ne katin e dyte .Kati I dyte kishte nje shesh pushimi edhe nje shkalle derrase,ne nje korridor ne nivelin e te cilit ishin ndertuar 3 dhoma.   Dhoma nr 3 mbi dhomen nr 1,kishte deren ne korridor  ,2 dritare nga muri ne veri(qe shikonte ne oborr) edhe nje dritare ne murin ne lindje .Dhoma nr 4 ndodhej mbi dhomen nr 2 kishte nje dere ne korridor dhe 3 dritare te cilat shikonin nga ana jugore ne avlline e shkolles.Ne mes te koridorit ishte edhe dhoma nr 5 e cila binte mbi koridor,kishte nje dritare te madhe ne murin ne veriore qe shihte ne oborr dhe nje dritare me te vogel po ne kete krah.Te gjitha dhomat dhe korridori ishin shtruar  me derrasa. Korridori poshte shesh pushimit kishte nje hapesire e cila mbyllej nga tre  ane me mur dhe kishte nje dere te vogel qe emerohej depo.  Kjo ndarje duhet te jete bere me vone per nevojat e shkolles. Aty mbaheshin  drute e zjarrit per dimer, aty mbaheshin materialet per pastrim, e te tjera materiale, te cilat nuk perdoreshin ne ate moment, por qe duhet te ruheshin per nje perdorim te mundshem.                                                            

Ne murin jugor te  korridorit ndodhej nje dere,e cila te nxirte  ne  nje  hapesire qe  e quanin “avlli”,aty kishte mur rrethues te larte, ne ane te te cilit kishte lule, ne mes ishte nje pus i paperdorueshem dhe ne ane ishin kater WC shkolles.                         Perpara shkolles  ne anen veriore ndodhej oborri i madh i shkolles, nga ai  sot nuk ka asgje vetem se eshte rruga e lagjes qe ka qene atehere dhe muri qe e mbyll. Ai  nuk  ka qene kaq i larte, por ishte nje mur i kufizuar me nje porte te madhe.               Kur shkolles  iu shtua numri  i nxenesve dhe keto dhoma nuk mjaftonin ,eshte ndertuar ana perendimore e shkolles. Nje godine dykateshe me kater dhoma mesimi shume te gjera dhe me shume drite. Nuk kam ndonje te dhene nese kjo shtese eshte bere heret ne castin kur filloi shkolla qe ne fillim ,apo eshte bere shtese e mevonshme.                                                                 Godina e re eshte ndertuar ne murin perendimor te shkolles se vjeter dhe eshte ndertuar nga themelet.Ne te u ndane kater klasa :dy ne katin e pare e dy mbi keto ne katin e dyte. Secila klase kishte pese dritare, tre dritare ndodheshin ne murin perendimor te godines se re. Kurse dy dritaret e tjera ndodheshin ne dy klasa ne murin verior, kurse ne dy klasat e tjera ne murin jugor dhe shihnin ne avlli. Dy klasat e katit te pare I kishin dyert ne korridorin e katit te pare,kurse dy klasat e katit te dyte I kishin ne korridorin e siperme.Cdo dere kishte lart  nje dritare.Ishte ndertim I vecante ,thone qe kete shtese e kishte bere usta Sinani (Z.Sinan Sollaku)                                                                                               

NXËNËSIT: Nxënësit në shkollën e “TREGUT” vinin nga 3 lagje. Nga lagja Vakëf (sot 10 Korriku) duke filluar që këtu tek tregu e deri tek shtëpia e Thoma Koxhakut. Nxënësit me banim në lagjen “ Hysenj Ngjala” lagje që shtrihej nga rruga pas markatës e deri tek shkolla e “TREGUT”. Nxënësit e tjerë vinin nga lagjja “Breg” sot “Kodra e Sulmit’’.Nxënësit kishin disa vecori: 1. Nuk ishin të gjithë të një moshe sepse shumë djem ishin mbajtur pranë familjes, ose në dyqan, ose mund të ishin edhe me shëndet të keq dhe prandaj këta vinin në shkollë me vonesë, prandaj nëpër klasa kishte nxënës me mosha të ndryshme, por me diferencim jo më të madhe se 2-3 vjet. Kjo ndodhi  deri në vitin 1939 kur në arsimin shqiptar u vu ligji mbi detyrimin shkollor. Kjo shkollë kishte dhe një vecori tjetër shkolla ishte vetëm mashkullore, në shkollë nuk kishte vajza deri në daljen e ligjit për detyrimin shkollor.  Duhet të përmendim se në vitet e para nuk bëhej fjalë për uniformë shkollore. Nxënësit vinin në shkollë me pantallona të shkurtra, me xhaketa të zakonshme, librat mbaheshin në një cantë e cila përbehej nga një copë (lesh ose pambuk) kishte një kapak që me një kapse mbyllej, varej në krah ose qafë me një rrip prej cope. Në vitin 1942 u vu uniforma shkollore për herë të parë në shkollën tonë. Regjimi ditor. Mesimi fillonte ne oren 08:00. Nxenesit fillonin te vinin nga ora 07:30 deri ne 07:40 kur binte zilja. Rreshtoheshim ne oborr sipas klasave me fytyre nga fasada e shkolles. Ne krye te klases rrinte mesuesi, futeshin ne shkolle me rradhe duke filluar me mesuesin ne krye. Ne shkollen e vjeter, klasat nuk ishin shume te ndricuara, mqs ishin te shtruara me derrasa kerkonin nje kujdes te madh. Kur hyje ne koridorin e katit te pare pershtypja nuk ishte e mire. Mesuesit ishin te pergatitur ketu u mblodhen mesues shume te mire. Disa prej tyre ishin: Z. Adem Shehu, Z. Vaif Karafera, Z. Pandi Begadimi, Znj. Qamile Lalica (prej shkodre), Znj. Margalina Basko Kushi, Z. Shyqyri Lakra. Mesimi ne kete shkolle zhvillohej ne nje nivel te larte per ate kohe. 
Kjo shkolle ka nxjere nxenes te cilet me tej jane afirmuar ne profesione dhe ne detyra te ndryshme si:Hasan Dumo (pedagog, zv/minister).                                                                                                                      

Kujtime nga ish-nxenesi dhe mesuesi i shkolles Llambi Goxhomani. 
Mesuesit e shkolles se Tregut  ishin te pergatitur ketu u mblodhen mesues shume te mire. Mund te permendim disa nga ata te cilet i arrita kur erdha ne shkolle: Z. Adem Shehu, Z. Vaif Karafera, Z. Pandi Begadimi, Znj. Qamile Lalica (prej shkodre), Znj. Margalina Basko Kushi, Z. Shyqyri Lakra. Mesimi ne kete shkolle zhvillohej ne nje nivel te larte per ate kohe. 
Kam ardhur ne kete shkolle ne vitin 1942-1943 ne klasen e katert. Isha vetem ne shkolle sepse vija nga nje lagje tjeter. Mesuesi i kesaj klase ishte Z. Vaid Karafera. Ne pamje dukej shume i rende kishte nje te folur ton te rende, rralle qeshte jashte klase, sepse ne klase nuk qeshte kurre por mesimet i shpjegonte shume zjarrte nuk perdorte denim fizik denimi me i rende ishte te shkulte pak veshin.
Nje mengjes me duket tetori i vitit 1942. Kur vij ne shkolle ne mengjes shoh nxenesit jashte oborrit, ne oborr shume karabinier Italian. Pas pak disa karabinier marrin ne shkolle ne gjendje arresti tre nxenes te klases se peste:  Sigjifrit Shehu i quajtur (Gece), Lufti Miftiu (Fofoja) dhe Gaqi Vangjeli. U shtangem te gjithe dhe u beme shume kurioz se cfare kishte ndodhur. Cfare kishin bere? U larguan karabinieret u qetesua situata por jo si cdo dite tjeter, u zhvillua ora e pare dhe dolem ne pushim. Aty mesuam te verteten kur dolen karabinieret, nje civil – drejtuesi i tyre kishte me vete nje kornize me foton e Duces. Mesuam te verteten: ate dite ne mengjes pa ardhur nxenesit sherbyesja kur shkon per te fshire pluhurin shikon qe ne portretin e Duces ishte hedhur nje cope balte. U be alarm nuk u lejuan nxenesit erdhen karabinieret dhe moren tre nxenes. Dikush I kishte pare keta kur hyn ne klase shpejte dhe kishin bere kete. Por kjo e vertete nuk u more kurre vesh ndonjehere. Nga fundi i mesimit erdhen edhe nxenes qe u arrestuan, asnjeri nuk kishte folur dhe keshtu u mbyll.                                                                                                    

Ne Maj 1943 mbarova klasen e katert me nota shume te mira me nivel te kenaqshem. Ne Shtator 1943 hyra ne klasen e peste. Mesues e drejtori i  shkolles Z. Adem Shehu mesues serioz me nje te folur shume te zjarrte, rinte tere kohen me nje kostum gri me nje rige te bardhe. Ishte shume serioz por nuk na fyente kurre nuk na qortonte dhe nuk perdorte ndeshkim fizik.
Operacioni  Qershori. Pushtuesit gjermane po pergatisnin operacionin e Qershorit dhe nxenesit nuk dilnin neper rruge. Prandaj nga fundi i muajit prill shkolla u mbyll dhe ne u shperndame neper shtepira pa mbaruar klasen e peste dhe pa dhene provimin e lirimit. Por pas  clirimit ne na u njoh klasa e peste e mbaruar dhe me te drejte per te vazhduar klasen e pare Unike.                                                                              

Celja e shkollës : Fillimisht shkolla është hapur në dekadën e parë të shekullit XX.Për këtë u shfrytëzua shtëpia  e familjes së pasur Doraci nga lagjia “VAKËF” ,kjo familje u shpërngul nga Berati në Vlorë dhe shtëpia iu dhurua kishës për të shërbyer si shkollë në gjuhën shqipe.M.q.s kjo përkon me luften Ballkanike dhe Luftën e parë Botërore shkolla here pas here mbyllej. Në vitin 1916-’17 ndër 9 shkolla që funksiononin në Berat ishte edhe shkolla e tregut, edhe pse në kushte të vështira. 1919-1920 kryemësues i shkollës ishte Gjergj Haxhimihali. Në vitin 1920 kjo shkollë kishte 73 nxënës që mësonin në klasa trerendëshe. Kongresi i  arsimor i mbajtur në Lushnje në 15 gusht 1920 i dha një shtytje  organizimit të shkollës mbi baza kombëtare. Pas vendimeve të kongresit  arsimor arsimi filloi të organizohet dhe rimodelohet në formë dhe përmbajtje. Organizimi nisi në nivelin e ulët fillor e të mesëm. Gjate vitit 1922 në Berat funksiononin shkolla në katër lagjet e mëdha ,ndërmjet tyre ishte shkolla në lagjen ’’UZGURLI ‘‘ në të cilën ndodhej shkolla e tregut ku mësonin 73 nxënës. Zyra Arsimore e Beratit për vitin 1922-1923 njoftonte funksionimin e 6 shkollave fillore në qytetin e Beratit me 16 mësues.Shkolla e Kalasë dhe ajo e Tregut ishin 2-klasëshe, me nga 2 mësues secila. Në vitin mësimor 1924-1925 shkolla  e ‘’tregut’’ e cila funksiononte si shkollë mashkullore kishte 3 klasa dhe 3 mësues ndërsa numri i nxënësve ishte 173.Në vitin 1925 u hapën   edhe shkolla mbrëmjeje,pothuajse në cdo lagje të Beratit të cilat ndiqeshin nga 271 nxënës. Nxënësit ishin të ndarë në dy nivele: analfabete dhe ata që kishin pak njohuri. Këto shkolla kishin formën e kurseve kundër analfabetizmit. Këtë vit u hap shkolla e mbrëmjes edhe në shkollën e ‘’tregut’’ me 2-3 klasa fillore e cila vijoi disa vjet me mbështetjen e Bashkisë.Disa nga lëndët që zhvilloheshin në këtë periudhe ishin: sjellje,kujdesje,këndim dhe recitasjon,shkrim  e ortografi, gramatikë,hartim,aritmetike e gjeometri etj.  Shkolla është celur sërish në vitin 1926. Ndërsa në vitin 1926-’27 u hap si shkollë fillore mashkullore tre klasëshe me tre mësues. Në vitin mësimor 1928 shkolla ishte fillore mashkullore dhe mësues ishin: kryemësues Sotir Basko, mësues Vait Jusufi dhe Imer Luari.Në periudhën e rregjimit të Ahmet Zogut u cel si shkollë fillore e përzier për arsye se ishte afër tregut vazhdonte të thirrej “Shkolla e Tregut”. Atje ku sot është ndërtuar Katedralja. Në këtë periudhe shkolla kishte  5 klasa, drejtor shkolle ka qënë Adem Shehu dhe kishte 10-12 mësues si Pandi Bogadini, Vahit Karaferra etj. Kështu vazhdoi deri në 1939. Në vitin shkollor 1938-’39  zëvëndësdrejtor ishte Adem Shehu. Mësuesit e saj ishin Nebil Dino, Pandi Bogdani, Vahit Karafera, Kutbi Dosti dhe Eleni Dashi. Në kohën e okupacionit Italian shkolla vazhdoi punën e saj si shkollë fillore, numri i nxënësve dhe i mësuesve u rrit. Në këtë kohë shkolla është thirrur me emrin ’’Kastrioti’’. Nga fundi i muajit prill  1944 për shkak të operacionit gjerman  shkolla u mbyll dhe nxënësit  u shpërndanë  nëpër shtëpira pa mbaruar  shkollën. Klasa e pestë nuk e dha provimin e lirimit. Por pas  clirimit nxënësve ju njoh klasa e pestë e mbaruar dhe me të drejtën  për të vazhduar klasën e parë Unike. Sipas një raporti final për vitin shkollor 1944-1945 të drejtorisë së arsimit thuhet se: Shkolla treg ishte pesë klasëshe me një paralele. Adem Shehu ishte drejtor dhe jepte mësim në klasën e pestë. Liri Vrusho mësuese në klasën e katërt, Pandi Bogadini mësues klasa e tretë, Myrvet Cuci mësues klasa e dytë, Agustina Jance mësuese klasa e parë Vezije Shehu mësuese klasa e parë B. Dhoma mësimi tetë, nxënës të regjistruar meshkuj 150, femra 104, të rregullt meshkuj 140 femra 95. Pas clirimit në vitet 1944-1945 e sidomos pas vitit 45-46 numri i nxënësve  kishte shkuar në  600-700 nxënës. Në  vitin shkollor 1947-1948 shkolla  e ’’Tregut’’ u bë unike. Kur shkolla  u kthye në 7-vjecare ose sic thirrej “unike” m.q.s numri i nxënësve ishte i lartë  u perdor  një shtëpi afër shtëpive të Sinjarit që shërbente si “aneks” i shkollës së Tregut. Në këtë periudhe drejtoreshë shkolle ishte Gjena Torromani dhe numri i nxënësve i kalonte 800.  Këtë vit doli një udhëzim që: Nxënësit e pazarit dhe të kalasë të vazhdojnë mësimet në shkollën unike të tregut. Shkolla u bë 7-vjecare, në klasën e shtatë kishte nxënës nga Vakëfi (sot 10 Korriku), lagja “Hysenj Ngjela” sot “28 Nëntori. Regjistrimi u bë në gusht 1947. Viti i ri mësimor nisi më 1 Shtator 1947  drejtor i shkollës ishte Koco Xinxo. Në kete kohe nuk kishte  shkolla te tjera 7-vjecare. Mësues të shkollës ishin :  Naun Gusho për matematikë, Sotiraq Qirjako për histori,  Ramazan Cota për gjuhë shqipe,  Krisanthi Gjogu (më vonë për histori) Shyqyri Lakra. Shkolla vazhdoi deri në fund të muajit Maj. Nga mesi i muajit Qershor u zhvillua provimi i  kalimit. Provimi kishte hartim, gramatikë dhe matematikë me shkrim dhe me gojë. Për vitin shkollor 1948 p rezultatet e shkollës 22 Tetori janë: Një prej dy klasave të para me 83 nxënës kalojnë 85,5%. Prej dy klasave të dyta me 84 nxënës kalojnë 88,2%. Prej dy klasave të treta me 85 nxënës kalojnë 87,6%. Dhe nga dy klasat e katërta me 65 nxënës kalojnë 87,7% e tyre. Pra nga 327 nxënës të regjistruara dhe të rregullt kalojnë 285 nxënës. Përqindja e nxënësve kalues në krejt shkollën fillore katër klasëshe 87,15 %.Në shkollën e “TREGUT” deri në 1944 në klasën e pestë vec mësimeve të tjera zhvillohej edhe mësimi i fesë, ditën e shtunë nxënësit ndaheshin në dy klasa të ndryshme, në një klasë shkonin nxënësit e fesë myslimane, këta i merte një hoxhë. Nxënësit ortodoksë shkonin në një klasë tjetër  ata i merte një mësues i fesë tjetër. Zhvilloheshin dy orë mësimi për fe të ndryshme por duhet thënë se në këto vihej theksi në vlerat që kanë mësimet fetare në lemin e edukatës, e marrdhenieve midis fëmijëve pavarësisht të kujt feje, atje flitej për këtë shoqëri me shumë respekt dhe kjo shihej si një porosi e diktuar nga Zoti. Për vitin 1950-51 shkolla 22 Tetori kishte drejtor Shyqyri Lakrën nëndrejtor Marjo Konën dhe 14 mësues si: Hekuran Zhiti, Enis Ruli, Riza Kuci, Kostaq Xhokaxhiu, Pandi Bogadini, Eleni Stefa, Elpiniqi Roshniku etj.Në vitin 1958-1959 drejtoreshë  e shkollës ishte  Znj.Gjena Toromani   jepte histori si mësuese por duke qënë drejtoreshë bënte një organizim shumë të mirë të punës si mësuese brënda dhe jashtë shkollës. Pas viteve 60-të ,ndoshta në vitin 1963-64 kishte filluar organizimi i shkollës 12 vjecare dhe si rrjedhoje te kjo shkolle kishte filluar viti i parë. Femijët  Nxënësit mësimet i zhvillonin në shkollën “Thimi Tani” derisa përfundoi shkolla. Në shtator të 1965 drejtor i shkollës 12- vjecare u emërua Sotiraq Bojaxhiu, këtë vit shkolla e “Tregut” 12-vjecare u quajt “22 Tetori” Nxënësit mësimet i zhvillonin në shkollën “Thimi Tani” derisa përfundoi shkolla, e cila u inagurua në 22 Tetor të vitit 1967 dhe shkolla vazhdoi rregullisht si shkollë “12 vjecare”. Pasi u ndërtua shkolla “Thimi Tani” shumë nxënës nga 8 vjecarja u larguan në atë shkollë. Meqënëse numri i nxënësve u pakësua nuk ishte më e nevojshme shkolla e vjetër, prandaj të gjitha klasat u spostuan në  godinën e re të ngritur enkas me të gjitha anekset e nevojshme, aty ku është sot. Shkolla e re do të ishte shkollë  “12 vjecare”. Filloi puna për ndërtimin e shkollës, por shkolla nuk përfundoi në muajin Gusht për të filluar viti shkollor në 1 shtator. Në shkollë vec ciklit 8 vjecar do të kishte edhe tre  klasa të gjimnazit, klasat I-II-III. Maturë nuk do të kishte.

U caktua personeli i shkollës:
1. Dhimitraq Kona/ Drejtor
2.Kozma Apostoli/nën.drejtor
Do të jepnin mësim edhe shumë mësues që kishin dhënë mësim në shkollën “22 Tetori”, pra:

1.Stavri Avrami(matematikë-fizikë)2.LLambi Goxhomani(biologji-kimi) 3.Vasil Shkurti4.Zihni Caco(histori) 5.Pandi Ndrecka(anglisht) 6.Kristofor (matematikë-fizikë) 7.Sherif Basha(biologji-kimi)


KREU 2:NJË QËNDËR E RËNDËSISHME ARSIMORE NË BERAT
ShKOLLA 22 TETORI Në FILLESAT E SAJ.. ..GODINA
Shkolla “22 Tetori” ishte një shkollë me shtrirje të madhe demografike. Në të vinin nxënës nga shumë lagje të pjesës lindore të Beratit psh. nga Lagja Vakëf (sot 10 Korriku), nga Lagja Hysenj-ngjal, Erlok (28 Nëntor), nga Lagja Kollobec (sot Kushtrimi, Jani Vruho)  nga Bregu (sot Kodra e Sulmit) dhe nga pallatet e ndërtuara në qëndër të qytetit. Shkolla kishte edhe një vecori tjetër, në të vinin edhe nxënës nga Bilca, Uznova dhe Karkanjozi. Pavarësisht lagjeve nga vinin, në shkollë kishte një kolektiv fëminor shumë kompakt. Nxënësit ishin shumë të rregullt në zbatimin e regjimit ditor që nga pjesëmarrja në  gjimnastikën e mëngjesit e deri në mësimet në klasë. Gjimnastika zhvillohej në orën 7:30 shumë herë atë  e zhvillonte mësuesi i fizkulturës, deri kur u zgjodh komandant cete Marjeta Pecini asokohe nxënëse e klasës së VI. Nxënësit ishin të rregullt në mësime, ata përgatiteshin mirë, por patjetër që niveli nuk ishte uniformë, kishte nxënës shumë të mirë, kishte mesatar, kishte dhe nxënës me nivel të ulët, por jo mbetës. Ajo që i dallonte nxënësit ishte se ata ishin shumë të edukuar. Nxënësit  respektonin mësuesit dhe orët e mësimit zhvilloheshin në qetësi me shumë rregull dhe vëmendje, mësuesit nuk  bërtisnin për të vendosur rregull dhe qetësi në klasë, kjo binte në sy sidomos gjatë pushimit midis dy orëve, kur nxënësit rrinin në klasë pa mësues.
Nisma të vecanta për shkollën.
Organizatë e Pionierit e shkollës  mori edhe një nismë shumë interesante.Cdo pasdite  krijohej “nje patrullë” me tre nxënës të mirë në mësime ,një i klasës V,një i klasës VI dhe një i klasës së VII.Këta të shoqëruar nga një mësues i shkollës dilnin nëpër lagje në orën 15:00.Ata u jepnin vërejtje nxënësve kur nuk kishin filluar mësimet dhe i detyronin të  linin lojrat dhe të mësonin.Kur nxënësit  kishin nevojë këta nxënës shumë të mirë ndihmonin shokët dhe shoqet dhe kështu të gjithë përgatiteshin për mësimet e të nesërmes.
Në fillim të viteve 60 organizohet  lëvizja e “Natyralistëve të rinj”. Në shkollë u mor nisma për krijimin e këndit të gjallë.Disa gjahtarë kishin dalë për gjah në Tomorr dhe aty kishin plagosur një shqiponjë në krah ,ajo nuk fluturonte dot.Një prind nga Bilca ia kishte dhuruar shqiponjën shkollës .Nxënësit kujdeseshin për të dhe e ushqenin me copa mishi të mara nga dyqanet.Kjo nismë u pasua me një tjetër ,nxënësit nisën të rritin  pëllumba ,që gjallëruan oborrin e shkollës dhe u bënë pjesë e pandarë e lojrave të tyre.


GRUPI I VALLEVE:
Në ato vite ishte bërë traditë që në fund të vitit shkollor të zhvillohej festivali i grupeve artistike të shkollave me prirje konkurimi, prandaj cdo shkollë mundohej të paraqitej sa më mirë, të kishte një ansambël sa më të kompletuar edhe po të kishte mundësi edhe me koreografi  origjinale, por gjithmonë brenda kufijve të aktiviteteve artistike.  Asqeri Kadena mësues fiskulture shumë i zoti por në të njëjtën kohe edhe me prirje  në punët artistike,kishte qënë në balet në shtëpinë e pionerit dhe në këtë kohë i binte fizarmonikës,  hedh idenë  për krijimin e një grupi valle me djem edhe vajza. Nga vajzat në  këtë grup përmendim: Afërdita Qytyky, Vali Bibo, Mira Spathara dhe djem si: Xhovan Kona, Hysen Xhezo, Dhamil Spaci etj .                                                                                                     

Nje sakrifice e vecante per shkollen
Nxenesit te cilet vinin nga Bilca benin nje sakrifice te madhe per shkollen. Cdo mengjes benin rrugen nga Bilca ne Berat ne kembe. Kjo ishte sakrifice e madhe duke menduar se ishin 12-13 vjec. Po keshtu duhet te ktheheshin, duke bere 1 ore e gjysme ne kembe pas 6 oresh mesim. Ishin nxenes shume te mire ne mesime sidomos Palush Melengu  qe ishte edhe nxenes I dalluar ne klase, po ashtu Stavri Melengu. Mesonin ne Bilce cdo pasdite me shume kujdes, nuk erdhen asnjehere te papergatitur dhe pa detyra. Duke ardhur rruges per ne shkolle Palushi, qe ishte nxenes shume I zoti ua perseriste mesimet shokeve, pra tere rruga behej si nje “ore mesimi”. Kur moti ishte I mire cdo gje shkonte mire, po kur binte shi? Ata kishin vetem nje cader dhe aty rrinin me rradhe, hynte njeri ne cader e dilte tjetri e keshtu vinin ne shkolle shume here te lagur por asnjehere me vonese. Une isha mesuesi kujdestar dhe kur shikoja qe binte shi shkoja ne shkolle ndizja stufen ne sallen e mesuesve dhe kur vinin keta te lagur I fusja ne salle thaheshin e pastaj futeshin ne mesim. Kete ata e mbajne mend shume mire dhe kur me shohin me pershendesin me shume respekt. Shume nga ata vazhduan gjimnazin dhe pastaj shkollen e larte, dy nga ata Palushi & Stavri jane inxhinier mekanik. Madje Palushi ka qene pergjegjes ne Uzinen e Policanit. Ata kujtojne me shume respekt edukimin dhe arsimimin ne shkollen “22 Tetori”. 
Në vitin 1967-68’ shkolla 12- vjecare “22 Tetori” nxori maturantët e parë, 99% e të cilëve morën bursa të ndryshme në universitet.Këte vit shkolla numëronte 1400 nxënës dhe 48 mësues,për këtë arsye shkolla shfrytëzonte edhe shkollën e parë  për cikin e ulët dhe klasat e pesta.Përvec atyre Ministria  dërgoi kuadro nga universiteti si Agim Kacanai,Vili Minarolli etj.Kështu e vazhdoi  jetën e saj të shkurtër shkolla 12-vjecare ,sepse klasa e 9-12 u shkëputën dhe krijuan shkollën e mesme,gjimnazin “Bab Dud Karbunara” aty ku është sot.
Në vitin 1969-70 u rikrijua shkolla 8-vjecare “22 Tetori”. Drejtor I saj ishte Sotiraq Bojaxhiu deri në gusht 1982.Për shkak të shkeputjes së 12 vjecares ajo mbeti e varfer nga ana e bazes materiale,prandaj vëmendja u përqëndrua në këtë drejtim. Në shkolle u ngritën kabinete  pothuaj në cdo lëndë. Petraq Goxhomani jepte algjebër, fizikë për klasën e shtatë e  pothuaj në cdo lëndë. Ngriti kabinetin e fizikes me te mirin ne Berat dhe me te mirin per disa rrethe qe vinin per experience per te ngritur nje kabinet si ky ne shkolle ka ardhur edhe ministry i arsimit ne ate kohe Skender Gjenushi i cili u habit me laboratorin qe ishte ngritur. Hysen Mezini jepte biologji, me mendje dhe duart e arta ngriti kabinetin e biologjise me I miri ne Shqiperi .Ne kabinet ishin te konkretizuara te gjitha temat dhe kapitujt qe mbante programi: bime nga me te ndryshmet, kafshe te ndryshme, shpende te ballsamosur, peshq ne akuarium, nje dhelper e gjalle, nje lepur I gjalle ,zogj ne kafaze etj.
 Kujtim Civeja, mesues kimie ngriti kabinetin e kimise ne katin e pare merrte takim me farmacistet ,mjek ambulance dhe spitali, deri sa gjente mjetet qe I duheshin per eksperimentet ne kimi ,jepte edhe gjeografi. Fatime Kapaj nendrejtoresha jepte kimi pa ardhur Kujtim Civeja ajo kishte nje kabinet te vogel ne aneksin e kabinetit te fizikes. Dhurata Ago dhe Parashqevi Kushi, te dyja keto mesuese jepnin letersi. Ngriten kabinetin e letersise me literature qe duhet te lexonin nxenesit jashte ores se mesimit dhe me vjersha dhe hartime te bukura qe ishin shkruar nga ata vete. Vangjeli Dhima dhe Zoja Kule ,te dyja keto mesuese jepnin rusisht kjo ishte gjuha e huaj qe jepej ne shkolle dhe ato kishin kabinetin e tyre. Sotiraq Bojaxhiu, drejtor i shkolles i cili jepte histori kishte nje kabinet me portrete te historianeve qe mbante programi.
 Shkelqim Mane, Shpresa Kuka te dy mesues fiskulture. Oret e mesimit zhvilloheshin ne palester vetem ne raste te vecanta jashte saj. Shkelqimi mesues per djemte dhe Shpresa per vajzat. Valentin Karaj mesues i punes me dru. Ai ngriti nje dhome te punes me dru te shkelqyer, sepse kishte punuar ne zdruktari dhe i dinte te gjitha veglat qe duheshin ne shkolle. Tavolinat ,karriget,  dyert, dritaret qe prisheshin rregulloheshin nga Vali dhe nxenesit. Edhe sot shume mobilier qe kane hapur bizneset e tyre jane nxenesit e Valit (Kushajt). Vasil Shyti jepte mesim pune ne metal. Ngriti kabinetin e tij dhe sot shume nxenes qe punojne jane nxenesit e tij.
Jane organizuar seminare per ‘’letraret e vegjel ‘’nga Parashqevi Kushi e dhurata ago si mesuese e gjuhes dhe  letersise.
.ne ciklin e ulet u ndertua kabineti i matematikes nga mesuesit Shpresa Hasnedari, Liliana Picinane, Marie Hibro, Aferdita Djeksi, Sadie Ruli, ku u dhane mesime te hapura  ne te cilat  moren pjese Bedri Dedja dhe Hasan Dumja. U bene kurse kualifikimi per mesuesit e te gjithe shkollave te beratit nga Nuri Hibro. U eksperimetua shkrimi i ri nga Shpresa Hasnedari ku u dhane shume mesime te hapura ne rang rrethi e vendi, ku mori pjese Ministria E Arsimit. U bene seminare ne Tirane.


Shkolla’’ 22 -Tetori’’ ka qene fituese e disa olipiadavete gjuhes dhe matematikes nga klasa e pare ne te katren ku u dalluan nxenesit :

Iris Polovina, Flavia Koroveshi, Mirela Cerica, Jola Haxhistasa.
U ndertua kabineti i punes me dru nga mesuesi Vali Karaja ku jane  zhvilluar disa ore te mesimeve te hapura per mesuesit e Beratit dhe te shqiperise,ku kane asistuar dhe Gaqo Nasho etj.
Ajo qe vlen te vihet ne dukje eshte se ne kete shkolle u vu per here te pare ne Shqiperi sistemi i kabineteve ku nxenesit duhet te benin mesimin ne kabinet.
Shkolla 22 Tetori u be shkolla shembullore ne Berat dhe ne gjithe Shqiperine dhe autoritetet arsimore qe vinin, e konsideronin shkollen model,prandaj filluan ta vizitonin me mijera mesues  nga gjithe Shqiperia e Kosova (Sipas kujtimeve te Sotiraq Bojaxhiu).
Per kete pune te palodhur u dekoruan shume mesues te shkolles me medalje te ndryshme dhe drejtori I shkolles Sotiraq Bojaxhiu me medalje e larte “Mesues I Merituar”.
Ne vitet 70-te shkolla kishte mesues me emer qe vleresoheshin per punen e tyre. Madje kishte mesues qe perfshiheshin ne ekipet per hartimin e tekseve shkollore. Psh mesuese Shpresa Haznedari 1972 bente pjese ne ekipin per hartimin e tekstit te gjuhes shqipe per klasat fillore.
Ne kete periudhe kohore programet e reja mesimore eksperimentoheshin,per te pare ecurine gjate zbatimit te tyre ne procesin mesimor.Shkolla “22 Tetori” ishte shkolle eksperimentale ku per cdo paralele kishte nje klase ku eksperimentoheshin tekstet.Sukseset e shkolles dhe stafi mesimor i pergatitur benin qe shkolla te vleresohej dhe te vizitohej nga delegacione qe vinin nga Ministria apo rrethe te tjera per problemet e arsimit.Tradite e shkolles ishte dhe organizimi i shpeshte i mesimeve te hapura ne lende te ndryshme ku merrnin pjese mesues nga rrethi. Pas  viteve 90-të shkolla arriti suksese në punën e saj mësimore-edukative dhe rezultatet ishin të dukshme. U ngritën klasa pilot për realizimin e reformave arsimore. Një vëmendje e madhe iu kushtua punës  edukative brenda  e jashtë shkollës.U ngritën rrethe jashtëshkollore si : biologu i ri, matematicieni i ri , letrari i ri , duart e shkathta që përgatiteshin në drejtim të gatimit, punës së dorës dhe punës me dru. U ngrit grupi i sportistëve të shkollës në basketboll, volejboll dhe gjimnastikë.Vëmendje  iu kushtua dhe zgjimit të dhuntive të fëmijve me temë:“ Çdo të bëhem unë kur të rritem?” .  Duke pasur në plan “ Teorinë e Globalizimit” në vitet 1993-1994 u bë binjakëzimi me shkollën “ Galilei”. Në kuadër të këtij binjakëzimi një grup nxënësish të klasave nga  I- VIII shkuan në një vizitë në Itali. Nxënësit e zgjedhur u shoqëruan nga drejtori i shkollës B. Qafa , zv. Drejtori LL. Ceca dhe Faik Vrioni dhe nga katër mësues. Grupi qëndroi 28 ditë, nxënësit u shpërndanë sipas  klasave, ndërkohë  edhe mësuesit u shpërndanë nëpër klasa për të marrë eksperiencë. Këta shoqëroheshin  nga drejtoresha e shkollës “ Galilei” me 7 mesues dhe 4 zv. Drejtorë. Më pas diskutohej për shkëmbim experience.Në këto vite shkolla “22 Tetori” u shndërrua në shkollë “pilot” për gjithëpërfshirjen.
Një vëmendje  e  veçantë  ju kushtua integrimit të fëmijëve me AK. Lejohej që në klasë të merrnin pjesë gjatë zhvillimit  të mësimit  edhe prindër.
Në kohën kur ministri i arsimit ishte S. Gjinushi u eksperimentua matematika e re.Numri  i  nxënësve në shkollë vinte duke u  rritur. Klasat kishin 4-5 paralele dhe nr. i  nxënësve brenda klasës ishte mbi 30-të. Numri  i nxënësve shkoi në 1235 dhe mësuesit që jepnin mësim mbi 63.
 
HAPAT E PARA TE MEDRESESE “VEXHI BUHARAJA”
Për  arsimimin e të rinjve   në fushën e besimit fetar  islam disa kuadro beratas që  kishin kryer Medresenë e Përgjithshme të Tiranës bënë përpjekje për  të hapur  medresenë  edhe në Berat.  Shkolla u inagurua më 4 Tetor 1991  në  godinën  e  shkollës sonë  ”22 Tetori” në  katin e parë. Drejtor i shkollës u caktua Kujtim Civeja. Mësues për  lëndët  fetare ishin: Qeramudin Durdia, Mehmet Bollëke, Ali Nallbani.   Mësues të arsimit  të  përgjithshëm: Idriz  Kurteshi ( kimi –biologji ) ,Namik Selmani (gjuhë-letërsi), Përparim Lakuriqi (matematikë), Ajet Nallbani (histori-gjeografi), Beniamin Kushi (edukim fizik), si dhe të  tjerë  në  vazhdim: Mensur Vokopola, Kadri Beniamin Haznedari, Flamur Spahiu, Sami Mane, Dilaver Molishti. Viti i parë shkollor 1991-1992 pati vetëm  një  klasë  të  IX  me  35 nxënës , një  drejtor  dhe një  sallë mësuesish  në  katin e parë. Pati  një  fluks  të  madh   kërkesash, por nuk mund t’i pranonin të  gjithë  për   mungesë   lokali. Gjate vitit te dytë  shkollor,1992-1993 u hap një  klasë  e pestë  me  36 nxënës  si  dhe  një  klase e nëntë   me 35 nxënës.Tekstet dhe programet mësimore  ishin  njëlloj me  ato të  shkollave  shtetërore, gjë  e cila e rriti shumë   interesimin  e qytetarëve  beratas. Medreseja mori  emrin e teologut ,historianit dhe poliglotit te mirënjohur   beratas, Vexhi Buharaja.Të  gjithë  mësuesit   ishin të  zgjedhur, të  aftë  dhe  të  përkushtuar. Të  trija klasat u kthyen në  kabinete  të  mësimit  të  gjuhës  arabe  dhe  lëndëve  fetare, të  kulturës  dhe  edukatës morale e qytetare. Është  fakt  që  nxënësit e  medresesë   dalloheshin   brenda  dhe  jashtë shkolle  për mirësjellje. Pas vitit të  dytë,  tete  nxënësit  më  të mirë  dhe të  përparuar fituan konkursin  në  shkallë  republike   dhe  shkuan për studime fetare  dhe  shkencore  në  Turqi dhe shtete të  tjera  të  Lindjes  së Mesme.  

                                                                                                       

KREU III.        

MES TRADITES DHE TE ARDHMES.                                                                 

SHKOLLA 9 VJECARE “22 TETORI” BERAT.                                                             

Lenda: Te dhena: Pozicioni gjeografik I shkolles – >JUG-PERENDIM                                            

Siperfaqja e godines (nderteses me gjithe palestren)—>978m2                                                 

Siperfaqja e territorit—>1642m2                                                                                                                      

Siperfaqja e pergjithshme—>2620m2                                                                                                 

Popullsia:”Lagja Qender”->23653 banore                                                                  

“Lagja Iliria” viti i ndetimit ->1965                                                                                     

 Ne vitin 2005 filloi rikonstruksioni I shkolles nga jashte (gjate periudhes se veres). Ne 2006 filloi rikonstruksioni per mjediset e brendshme te shkolles (gjate periudhes se veres). Gjate periudhes nga 2006 e ne vazhdim me punen e perbashket   mesues, prinder, nxenes u mundesua kompletimi i shkolles me stenda e material te tjera pergjate korridoreve.Filloi pergatitja e kabineteve si klasa: e pare,informatikes,fizikes etj.Ne vitet shkollor 2005-2008 u analizuan treguesit e hollesishem sipas treguesve per llogaritje pikesh per cdo tregues per 3 vite shkollore qe u plotesua ne te gjitha shkollat e qarkut. Ne perfundim treguesit me te larte I arriti shkolla “22 Tetori” dhe per kete fitoi titullin “Shkolle e sukseshme 2008”. Ne vitet 2005-2008 u percaktua si shkolle pilot per hartimin dhe zbatimit e planit vjetor me standarte te reja.Pra shkolla punoi duke aplikuar 3 vjet me pare nga aplikimi i detyrave per te gjitha shkollat.  Per rezultate te mira ne cdo drejtim dhe vecanerisht ne provimet e lirimit me nxenesit e klasave te nenta shkolla jone u nderua si shkolla me e mire 2009 (ne shkalle kombetare) per keto suksese shkolla u nderua me nje certificate mirenjohje nga MASH ne nje ceremoni ne Tirane.            

Shkolla është fituese olimpiadash në vende të para ,të dyta, të treta gjatë  këtyre viteve dhe numri i fituesve arriti 55-60 këta fitues në  rreth në  rang qarku me shkollat private apo edhe olimpiada ballkanike.Në  vitin 2009 u fituan vetem simestrin e pare  olimpiadat ne matematikë ,fizikë  ,biologji, kimi,informatikë  në  vendet e para të  dyta e të  treta.Rezultatet u vlerësuan në  analizën e semestrit të  parë  që  zhvilloi Drejtoria Arsimore.Në  vitet 2005-2008 u përcaktua si shkollë  pilot për hartimin dhe zbatimit e planit vjetor me standarte të  reja.Pra shkolla punoi duke aplikuar 3 vjet me parë  nga aplikimi i detyrave për të  gjitha shkollat  duke sjellë  një format të  detyruar nga MASH                           Në tre vitet e fundit :                                                                                                        

 Statistika : Numri i nx. 2013-2014 → 853 nxënës,  2012-2013 → 858 nxënës,  2011-2012  → 847 nxënës                                    Motoja: Punojmë  të gjithë që gjithsecili të arrijë më të mirën                                  

Synimi i shkollës në tre vitet e fundit:  Kultivimi tek nxënësit  i aftësive të të menduarit kritik, krijues e të pavarur nëpërmjet metodave bashkëkohore të mësimdhënies, të kontrollit e të dijeve dhe të bashkëveprimit.                                                                   

Objektivat janë  konceptuar në funksion të synimit dhe në koherencë të plotë  me nevojat e nxënësve. Ato ndërthurin duke i dhënë të njëjtën rëndësi dy momente të rëndësishme të arsimimit modern dhe tradicional, përdorimin e TIK dhe në ëe njëjtën kohë nxitjen e të lexuarit duke afruar nxënësin me librin. Për realizimin e objektivave janë trajnuar mësuesit , janë organizuar projekte lëndore e ndërlëndore, në rang klase e shkolle , janë instaluar bashkëpunime të rëndësishme me prindërit, Këshillin  e Qarkut, Bashkinë etj.                                                                         

Janë realizuar investime në infrastrukturë , bazë materiale, projekte e veprimtari edukative e shkencore. Rezultatet në mësimdhënie janë të larta krahasuar me të gjitha shkollat e tjera të Beratit,  kjo vërtetohet me rezultatet e nxënësve tanë në shkollat e mesme që ndjekin (Gjimnazi B.D.Karbunara, Kolegjet turke) , në rezultatet e provimeve të lirimit që janë gjithashtu me të larta se të shkollave të tjera si dhe në vendet e para që nxënësit  tanë vazhdojnë të zënë  në olimpiada e konkurse lokale, kombëtare e rajonale.                                                                                                 

Konkretisht disa shembuj:                                                                                            

Trajnime : 1.Eshtë realizuar trajnimi për Orët e lira i organizuar në   mars  2011, me trajnere Fitore Sulejmani.  2. Mësueset janë  trajnuar  privatisht nga organizata të licensuara nga MASH. Mesatarisht  4  kredite  për mësues. 3.Në shkollë  mësuesit janë trajnuar për planifikimin vjetor lëndor, planifikimin e orëve të  lira, planifikimin dhe realizimin e projekteve   Për vitin shkollor 2013-2014 , mësueset e shkollës sonë u përzgjodhën nga DAR për të trajnuar mësuesit e Beratit për planifikimin lëndor vjetor, trajnim ky që u realizua me sukses nga mësueset tona në ambjentet e shkollës.                                                                                                                          
Projekte:  Në bashkëpunim me Bashkinë :                                                                                                                      

1. Projekti për të drejtat e fëmijëve  me temë : “ Të drejtat e fëmijëve → fytyra e qytetarisë evropiane”   në dt. Maj 2011.           2. Projekti 1 vjeçar “Berati midis natyrës dhe legjendës”, një projekt madhështor ku u përfshinë të gjithë  nxënësit dhe të gjitha lëndët. Projektet lëndore u shtrinë  gjatë  gjithë  vitit shkollor dhe të gjitha u shfaqën në formë ë orkshop në një ditë të vetme në maj 2012. U investua nga Bashkia për stenda, kostume , mjedise etj.                                                                                           

3.Projekti për ujin në bashkëpunim me drejtorinë e ujrave  që u finalizua me një orë të hapur të realizuar nga mësueset   Kristina Moja , Mirela Basha, Enerjeta Laçaj   
4.Klubi i mjedisit është përfshirë në të gjitha nismat e Bashkisë  për pastrimin e qytetit dhe lyerjen e trungjeve të  pemëve me gëlqere si dhe grumbullimin e ndihmave për njerëzit në  nevojë.                                                                                                                  

5.Janë  realizuar ndeshje volejbolli midis nxënësve të shkollës sonë dhe punonjësve të Bashkisë. Projekte me Kryesinë e Qarkut.                                                                                              

1. Botimi i librit " Fjalë Zemre" , me krijme të nxënësve të shkollës në kuadër të projektit shkollor " Një nxënës që lexon do të jetë një i rritur që mendon, në maj 2013.                                                                                                                                         

2.Kampionati i basketbollit midis shkollave të Beratit për Kupën e Pavarësisë  , gjatë  muajit nëntor 2013   Kupën e fitoi shkolla  “Thimi Tani”    3.Ngritja e muzeut të shkollës. Inagurimi u be me 26 nentor 2014 me rastin e 70 vjetorit te clirimit.


Investime :   Gjatë 10 viteve të fundit në shkollë  janë  ngritur:  kabineti i informatikës, gjeografisë , fizikës, dhe në tre vitet e fundit kabineti i kimisë, klasa ekspozitë “Një copëz histori”  si dhe muzeu i shkollës
Janë mbajtur në gjendje pune të  mirë  palestra , dhe të  gjithë  kabinetet. Shkolla është  lyer me kontribut të  drejtpërdrejtë  dhe vullnetar të  prindërve : K. Ngofo dhe  .Salillari. Gjithashtu edhe kabinetet janë ngritur me investimin vullnetar që prindërit japin në fillim të vitit si dhe me ndihmën e Bashkisë. Gjithashtu  prindi Dane Shameti (hidraulik), ka punuar vullnetarisht në ngritjen e kabinetit të kimisë.                                    

Cdo qershor në tre vitet e fundit nxënësit fitues te olimpiadave  në një ditë të vecantë së bashku me mësuesit që  i  kanë  përgatitur , marrin një  ditë argëtimi dhe nga një  libër në shenjë falenderimi nga ana e shkollës.                                                                             

 ARRITJET E MESUESES SË MATEMATIKËS  DASHMIRA KAJO  NË OLIMPIADAT  E  MATEMATIKËS TË ZHVILLUARA  NË VITE
Ne vitin shkollor 2012-2013 ka fituar 4 vendet e para në olimpiadën e matematikës të zhvilluar për klasat IX në rreth me nxënësit:Klea Bojaxhiu(vendi I),Rejana Karapiti (vendi II),Klea Elezi(vendi III) dhe Xhevi Zyka(vendi IV).
Shkolla jonë fitoi çmimin e dytë në konkursin shkencor të zhvilluar nga kolegji turk ‘’Turgut Ozal’’të përfaqësuar nga nxënësit: Klea Bojaxhiu, Rejana Karapiti, Klea Elezi dhe Xhevi Zyka, ku Klea Bojaxhiu zuri vendin e dytë.Në olimpiadën e matematikës të zhvilluar nga Q.K.F në bashkepunim me DAR shkolla jonë fitoi vendin e parë me nxënësin Hans Vrapi.Në vitin shkollor 2011-2012 ka fituar 4 vendet e para në olimpiadën e matematikës të zhvilluar për klasat e IX në rreth me nxënësit:Sindi Shandro(vendi I),Klea Gabeshi(vendi II),Erla Marini(vendi III) dhe Belinda Demaj(vendi IV).
Fitohen 5 vendet e para në olimpiaden e matematikës për klasat e VII të zhvilluar nga Q.K.F në bashkëpunim me DAR.Fituesit janë:Marko Kajo(vendi I),Ardita Koka(vendi II),Dominik Sylari(vendi III),Hans Vrapi(vendi IV) dhe Arion Capi(vendi V).
Në olimpiadën e zhvilluar nga shkolla jopublike ‘’Udha e Shkronjave’’nxënësja Alba Mustafaj fitoi vendin e parë.Në vitin shkollor 2010-2011 ka fituar 3 vende ne olimpiadën e zhvilluarnga Q.K.F në bashkëpunim me DAR për klasat e VI. Fituesit janë: Ardita Koka(vendi II),Marko Kajo(vendi III) dheArion Capi(vendi III).
Gjithashtu po këtë vit shkollor fitohen nga nxënëset: Sindi Shandro,Klea Gabeshi dhe Belinda Demaj 3 nga çmimet e mëdha në konkursin shkencor të zhvilluar nga kolegji turk ‘’Turgut Ozal’’.
Nëolimpiadën e zhvilluarnga shkolla jopublike ‘’Udha e Shkronjave’’ nxënësja Alba Mustafaj fitoivendin e dytë.
Nëvitinshkollor 2009-2010 ka fituar vendin e parë me nxënësen Tea Bano dhe vendin e tretë me nxënësen Briseida Doga ne olimpiadën e zhvilluar në rreth për klasat e IX-ta.
Nxënësja Tea Bano fitoi cmimin e pare dhe të dytë në konkurset shkencore të zhvilluara nga Medreseja e Kavajës dhe nga shkolla ‘’Turgut Ozal’’.Gjithashtu po këtë vit shkollor kjo mësuese fiton 5 vendet e para në olimpiadën e zhvilluar në rreth për klasat e VII me nxënësit:Sindi Shandro(vendi I),Alba Mustafaj (vendi II),Klea Gabeshi(vendi III),Belinda Demaj (vendi IV) dhe Erla Marini(vendi V).
Nxënësja Sindi Shandro fiton çmimin e dytë në olimpiadën Mbarëkombëtare të matematikës të zhvilluar në Gostivar të Maqedonisë për klasen e VII.
Në vitin shkollor 2008-2009 ka fituar 3 vendet e para në olimpiadën e matematikës të zhvilluar nga Q.K.F në bashkëbunim të DAR për klasën e VI.Fituesit janë:Alba Mustafaj(vendi II), Ajda Mahmutaj(vendi II) dhe Klea Gabeshi(vendi III).Nxënësja Alba Mustafaj fitoi vendin e dytë në olimpiadën e zhvilluar nga shkolla jopublike ‘’Udha e Shkronjave’’.
Nëvitin shkollor 2007-2008 ka fituar dy çmimet e para në olimpiadën e matematikës për klasat e V me nxënësit: Sindi Shandro(vendi I) dhe Alba Mustafaj(vendi II).
Po këtë vit fiton 3 çmimet e para në olimpiadën e Matematikës të zhvilluar ne rreth nga Q.K.F në bashkëpunim me DAR. Fituesit janë:Tea Bano(vendi I),Rabiel Dervishi(vendi II) dhe Briseida Doga(vendi III).
Nxënësja Tea Bano fiton çmimin e dytë në olimpiadën e Shqipërisë të zhvilluar në Durres dhe çmimin e trete ne Olimpiadën e Matematikës të zhvilluar në Shkodër.
Në vitin 2005-2006 fitohen dy çmimet e para në olimpiadën e zhvilluar në rreth për klasat e VIII-ta.Fituesit janë:Andi Sheme(vendi I),Elvis Sylari(vendi II),Tea Doko(vendi III),Dudjana Shmilli(vendi IV) dhe Senti Pelivani(vendi V).Këta nxënës fitojnë 5 vendet e para në konkursin shkencor të zhvilluar nga medreseja e Kavajës, ku shkolla jonë zuri vendin e parë për Shqipërinë e Jugut.
Në vitin 2005-2006 fitohen dy çmimet e para për klasën V në Olimpiadën e Matematikës të zhvilluar nga Q.K.F në bashkëpunim me DAR.Nxënësit fitues janë: Tea Bano (vendi I) dhe Elvis Nano(vendi II).
Po këtë vit shkollor fitohen 5 vendet e para në Olimpiadën e Matematikës për klasen e VII të zhvilluar nga DAR në rreth.Nxënësit fitues janë: Andi Sheme(vendi I), Elvis Sylari(vendi II), Tea Doko(vendi III), Senti Pelivani(vendi IV) dhe Johan Lino(vendi V).
Nxënësi Andi Sheme fiton çmimin e dytë në Olimpiadën Mbarëkomëtare të zhvilluar në Durres si dhe çmimin e parë në Olimpiadën e Matematikës së zhvilluar nga shkolla jopublike ‘’Udha e Shkronjave’’.
Në vitin shkollor 2003-2004 fitohen 3 çmimet e para në Olimpiadën e Matematikës për klasat e V e zhvilluar ngaQ.K.F në bashkëpunim me DAR. Nxënësit fitues janë: Johan Lino (vendi I),Andi Sheme (vendi II) dhe Tea Doko(vendi III).                                                         

 Nxënësi Andi Sheme fitoi çmimin e dytë në Shqipëri në Olimpiadën Kombëtare të zhvilluar nga shkolla jopublike ‘’Udha e Shkronjave’’.
Në vitin shkollor 2002-2003 fiton 3 çmimet e para në Olimpiadën e matematikës për klasën e VIII të zhvilluarnga DAR.Nxënësit fitues janë: Irini Bano(vendi I),Petjon Mata(vendi II) dhe Skerdi Buhuri(vendi III).Edhe në Olimpiadën Kombëtare u shquan për origjinalitetin në zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemave.
Në vitin shkollor 2001-2002 ka fituar 3 çmime të para në Olimpiadën e matematikës së zhvilluar nga Q.K.F në bashkëpunim me DAR për klasat e VII. Nxënësit fitues ishin:Odeta Qytyku (vendi I),Irini Bano(vendi II) dhe Petjon Mata(vendi III). Odeta Qytyku fiton çmimin inkurajues në Olimpiadën Mbarekombëtare të zhvilluar në Durrës.
Në vitin 1995-1996 ka fituar çmimin e dytë në rreth,në Olimpiadën e Matematikës për klasën e VIII, me nxënëse Elona Eskiu, qe fitoi edhe vendin e IV në Olimpiadën Kombëtare në Tiranë.
Në vitin 1993-1994 ka fituar çmimin e III në Republikë (në Olimpiadën Kombëtare) të zhvilluar në Tiranë, të organizuar nga MASH me nxënëse Amarda Shehu.
Në vitin 1990-1991 ka fituar çmimin e pare në Olimpiadën e Matematikës për klasën e VII të zhvilluar nga Kabineti Pedagogjik me nxënësen Blerina Molishti.
Në vitin 1989-1990 ka fituar çmimin e trete nëOlimpiadën e Matematikës në rreth (Rrëshen) për klasën e VIII me nxënësen Alberta Picaku, e cila morri pjesë në Olimpiadën Kombëtare në Fazën e Tretë.
 

Kjo është pak nga ajo që gjithë stafi pedagogjik  bën për ta bërë shkollën “22 Tetori” sa më miqësore dhe të

suksesshme.                                                                                            
                                     


​

22020..TE DREJTAT ESKLUZIVE TE EDITIMIT TE KESAJ FAQEJE I KA VETEM ADMINISTRATORI I FAQES

bottom of page